Një përplasje e papritur virtuale ka nisur mes fituesit të “Big Brother VIP Kosova”, boksierit Drilon Rama, dhe boksierit të njohur shqiptar, Amarildo Bakaj.
Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Instagram, Driloni i ka bërë një ftesë publike Amarildos për t’u përballur në ring, duke i kujtuar deklaratat që ky i fundit kishte bërë gjatë kohës sa ai ndodhej brenda shtëpisë së BBVK.
“Ti e din kur unë kam qenë në BBVK çka ke fol për mu. Edhe unë jam gjak shqiptar si ti, jam krenar që jam shqiptar. S’kam qejf me u rreh me shqiptar, po janë do njerëz që e lypin edhe s’e la kërkon me fol për mu kundër. Masi je boksier edhe ti, ta kryjm këtë punë si dy boksiera. S’jam Rambo i internetit që lëshon fjalë e kungja, as mos e prit këtë send prej meje. Ti e ki qel këtë temë, unë kam me mshel”, ka deklaruar prerazi Drilon Rama në videon e tij.
Përgjigjja e Amarildo Bakajt nuk ka vonuar, duke e kthyer këtë situatë në një debat të nxehtë. Përmes një postimi në Instagram, Amarildo ka shprehur indinjatën e tij, duke e akuzuar Drilonin se po e bën këtë lëvizje vetëm për vëmendje dhe famë.
Ai ka zbuluar gjithashtu se i ka shkruar edhe privatisht për t’u ndeshur, por se nuk ka marrë përgjigje prej disa orësh.
“Ora 3 e natës, s’më kap gjumi prej inati. Unë Rambo interneti, e? Shumica nuk e kan kuptuar dhe mendojn se unë i kam kërkuar ndeshje. Unë kurrë s’do t’i kërkoja ndeshje një shqiptari, unë u kam kërkuar ndeshje boksierëve të botës. Qohet ky tash për famë me më kërku ndeshje mua”, ka shkruar Amarildo.
Më tej, Bakaj ka vënë në dukje edhe diferencën e madhe në peshë mes tyre, por është shprehur i gatshëm të zbresë në peshë vetëm për t’i dhënë një mësim në ring. Ai gjithashtu e ka cilësuar veprimin e Drilonit si një tentativë për përçarje mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“E keqja është që e ka ba vetëm për famë, sepse sa e ka postu videon, i kam shkrujt: ‘Hajde ndeshemi’, dhe ka 7 orë që s’ma ka hap hiq mesazhin, sepse ky nuk don ndeshje se e din qa ndodh me ta. Ky 72 kg, unë jam 87. Me zor jam ul në ndeshjen e fundit 82. Unë deri në këtë peshë ulem dhe ta plotësoj dëshirën me të ba shembull. Por edhe jashtë ringut kemi me u taku bashkë, ta jap fjalën. 🤝 Kjo është përçarje Kosovë-Shqipëri, qa ka ba ky”, ka përfunduar boksieri. /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply