Loredana Brati ka folur hapur për raportet dhe përshtypjet që ka ndaj disa prej emrave të njohur të showbiz-it shqiptar.
E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, modelja zbuloi se Don Xhoni është ndër personazhet e saj më të preferuar. Ndërsa Joz Markut vendosi t’i jepte një mundësi të dytë, për Gjestin u shpreh se e ka përjashtuar plotësisht nga jeta e saj, duke dashur t’u japë fund edhe thashethemeve të fundit.
Marina Vjollca: Ti do të më vendosësh njërin që është titullar në fushë, pra që është më i miri. Tjetrin që e lë në stol, pra që ty të ka zhgënjyer, por që ti i jep një mundësi të dytë, dhe atë që ti e çon në tribunë, që ti e ke përjashtuar nga jeta jote. Në fushë, më i miri për ty?
Loredana Brati: Meqë e ka nxjerrë albumin tani dhe e kam shumë xhan, Don Xhonin.
Marina Vjollca: Atë që ti i jep një shans të dytë?
Loredana Brati: Unë me të gjithë i kam marrëdhëniet e mira. Hajde, Jozin.
Marina Vjollca: Një tjetër, që ti e ke përjashtuar nga jeta?
Loredana Brati: Për t’i dhënë fund këtyre thashethemeve që janë ngritur kohët e fundit, Gjestin.

Leave a Reply