Ndahet çifti i njohur shqiptar, pas 8 vitesh martesë: “Marrëdhënia jonë ka marrë fund”

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ka konfirmuar publikisht ndarjen nga bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu, pas afro nëntë vitesh martesë.

Përmes një deklarate të publikuar në Instagram, Martini ka bërë të ditur se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, duke theksuar se tashmë përparësi mbetet mirëqenia dhe lumturia e djalit të tyre.

“Pas një kapitulli shumë domethënës së bashku, marrëdhënia jonë ka marrë fund. Djali ynë mbetet dhurata më e madhe e kohës sonë së bashku dhe lumturia e mirëqenia e tij do të jenë gjithmonë në vend të parë”, shkruan modelja.

Në vijim, Angela ka zgjedhur të mos japë detaje për arsyet e ndarjes, ndërsa i ka uruar lumturi ish-partnerit dhe ka kërkuar që privatësia e familjes së tyre të respektohet.

“I uroj Dragosit gjithë lumturinë. Ju falënderoj për mirësinë dhe për respektimin e privatësisë sonë”, përfundon ajo.

Deklarata vjen pas disa muajsh raportimesh për probleme në martesën e çiftit. Në tetor të vitit 2025, mediat ndërkombëtare raportuan se Angela kishte paraqitur kërkesë për divorc nga Savulescu.

Sipas TMZ, në dokumentet e dorëzuara në gjykatë ishin përmendur dallimet e papajtueshme mes tyre si arsye e përfundimit të martesës.

Megjithatë, në fillim të vitit 2026, dyshja u shfaq sërish së bashku në disa publikime në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime se mund të kishin vendosur t’i jepnin një tjetër mundësi marrëdhënies.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu u martuan në dhjetor të vitit 2017, ndërsa gjatë martesës u bënë prindër të një djali, Kyree.

Me reagimin e fundit, modelja ka konfirmuar se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, pa zbuluar detaje të mëtejshme për ndarjen apo procedurat e divorcit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*