Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Vedati dhe Roela, të cilët tashmë kanë krijuar familjen e tyre, kanë qenë në një intervistë për Prive by LS, ku kanë folur për jetën private, sfidat dhe planet e tyre.
Mes shumë temave të diskutuara, dyshja u pyet edhe për mundësinë e pjesëmarrjes në spektaklin “Big Brother VIP”, një format që duket se vazhdon të mbetet në mendjen e Vedatit.
“Shpeshherë e mendoj dhe e kam menduar shumë herë. Është e bukur të jesh pjesë e Big Brother. Është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë Bigut, sepse i njoh kapacitetet e mia”, u shpreh Vedati, duke treguar vetëbesimin e tij.
Megjithatë, ai theksoi se bëhet fjalë për një vendim delikat, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare nëse do ta pranonte një eksperiencë të tillë.
Ndryshe nga Vedati, Roela u tregua më e prerë në përgjigjen e saj. Ajo tha se në këtë fazë të jetës nuk do të bëhej pjesë e formatit, për shkak të përgjegjësive familjare.
Kujtojmë se çifti ka kaluar nëpër ndryshime të rëndësishme gjatë kohës së fundit, ndërsa prindërimi dhe përkushtimi ndaj familjes janë bërë pjesë qendrore e jetës së tyre.
Mbetet të shihet nëse Vedati do ta kthejë ndonjëherë në realitet dëshirën për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme, apo nëse kjo ide do të mbetet vetëm një mundësi e hapur. /Prive By LS/


Leave a Reply