Një surprizë e madhe po bëhet gati për adhuruesit e muzikës shqiptare.
Këngëtari dhe aktori i njohur nga Shkupi, Bertan Asllani, do të jetë pjesë e koncertit të madh të Yll Limanit, i cili do të mbahet më 17 korrik në Shkup. Ky rikthim ka ndezur menjëherë kureshtjen e fansave, të cilët kanë kohë që presin ta shohin artistin sërish në një skenë shqiptare.
Fillimisht lajmi është përfolur në rrjete sociale, por është konfirmuar edhe nga burime të Prive By Liberta Spahiu.
Bertan Asllani, i cili e nisi karrierën e tij si një nga talentet më të spikatur të muzikës “RnB” dhe pop në tregun shqiptar me hite si “Akoma të dua”, prej vitesh ka zhvendosur suksesin e tij në Turqi.
Atje ai ka korrur suksese në kinematografinë turke, duke u bërë pjesë e disa prej serialeve më të ndjekura (si “Gecenin Ucunda”, “Yabani” etj), ku përveç aktrimit ka punuar edhe si kompozitor i kolonave zanore për produksione të mëdha.
Ky bashkim në Shkup vjen në kuadër të turit të koncerteve të Yllit, i cili po shënon shifra rekord pjesëmarrjeje kudo ku po performon. Pas Shkupit, atmosfera e tij do të zhvendoset në Kosovë.
Ylli ka konfirmuar se datat 24 dhe 25 korrik do t’i kushtohen tërësisht Prishtinës, ku pritet të dhurojë dy net të paharrueshme për publikun kryeqytetas.
Rikthimi i Bertanit krah Yllit në Shkup do bëjë bashkë dy emra shumë të dashur për publikun. /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply