Juliana Nura feston sot ditëlindjen e saj të 36-të, një përvjetor që e gjen më të përmbushur se kurrë.
Përmes një postimi mjaft emocional në rrjetet sociale, Xhuli ka ndarë me ndjekësit fotot me barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustanin rozë, duke treguar se kjo ditëlindje ka një domethënie krejtësisht tjetër për të.
Ajo u shpreh se ndihet e realizuar, krenare për gruan që është bërë dhe e gatshme për kapitullin e ri të mëmësisë.
Në dedikimin e saj, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova” ka vënë theksin te rëndësia e festimit të vetvetes dhe thyerjes së tabuve. Si një Gaforre në horoskop, ajo tregoi se gjithmonë e ka festuar jetën, por ky vit është ndryshe. “Jam bërë gruaja që dikur e ëndërroja të isha, një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje dhe pa u ndjerë kurrë në siklet për atë që është. Unë zgjedh të thyej tabutë, që vajzat tona ta kenë rrugën më të lehtë nesër,” ka shkruar ajo, duke përcjellë një mesazh të fortë fuqizimi për të gjitha gratë.
Ky përvjetor e gjen Xhulin në qendër të vëmendjes së medias rozë, pas deklaratës së saj që trazoi rrjetin vetëm pak ditë më parë.
Ajo zbuloi hapur se është në pritje të ëmbël përmes metodës IVF (fekondim in vitro) me anë të një donatori. Kjo deklaratë ka nxitur debate të shumta dhe reagime të ndryshme në opinionin publik, mirëpo Xhuli ka treguar edhe një herë se nuk e ka problem të sfidojë mentalitetin dhe të jetë transparente për vendimet e jetës së saj.
Shumë urime! /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply