Çka po ndodh? Pas pesë vitesh ribashkohen Don Xhoni dhe Meriton Mjekiqi

Një ribashkim i papritur ka habitur ndjekësit!

Bëhet fjalë për Don Xhonin dhe Meriton Mjekiqin.

Pas plot pesë vitesh, dyshja është parë sërish bashkë brenda makinës luksoze të reperit, duke qeshur dhe duke ndarë momente mjaft pozitive me ndjekësit.

Por, Meritoni nuk është e vetmja figurë publike që është bërë pjesë e këtyre videove të shkurtra ngacmuese të reperit.

Don Xhoni ka mbledhur rreth vetes një kastë mjaft interesante personazhesh të njohur, duke përfshirë ish-finalisten e BBVK Elijonën, Gani Gecin, si dhe aktorin e humorit Vedat Bajrami. Këto lëvizje strategjike në rrjetet sociale kanë ngritur menjëherë pikëpyetje të mëdha se çfarë po kurdis saktësisht artisti.

Kujtojmë se lidhja mes Meriton Mjekiqit dhe Don Xhonit ka një histori mjaft të veçantë. Reperi nga Drenica u bë i njohur në vitin 2020 pikërisht në emisionin e Meritonit, ku “freestyle-i” i tij i famshëm u kthye në një ndër videot më virale të asaj kohe, duke i hapur rrugën drejt suksesit të madh. Ky ribashkim pas gjysmë dekade po shihet nga fansat si një rikthim nostalgjik në zanafillën e karrierës së tij.

Gjithë ky aktivitet në TikTok duket se është një paralajmërim i qartë për projektin e radhës të Don Xhonit.

Javën që lamë pas, “Prive By Liberta Spahiu” raportoi se reperi po vjen së shpejti me albumin e tij të ri. Lansimi i këtij albumi nuk është më një plan i largët; gjithçka është gati dhe mbetet thjesht çështje javësh, ose ndoshta edhe ditësh, për të parë se çfarë surprizash fshihen pas këtyre videove me personazhet VIP.

@bigdonxhoni

A je bre normal bre ej???

♬ original sound – DON XHONI

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*