Pushimet në Spanjë duket se nuk kanë shkuar plotësisht sipas planit për Yll Limanin.
Këngëtari i njohur, i cili po shijon disa ditë relaksi në bregdet, është përballur me një situatë mjaft të pakëndshme gjatë qëndrimit të tij atje. Gjithçka nisi të ngjallë dyshime te fansat pas një postimi të tij të fundit në rrjetin social TikTok. Teksa artisti shfaqej në një barkë nën rrezet e diellit, vëmendjen më të madhe e mori përshkrimi i videos.
Aty ai shtroi me ironi pyetjen se kujt i janë vjedhur telefonat dhe kuletat me të gjitha sendet e tjera personale pikërisht në Spanjë.
Ky detaj i vogël ishte i mjaftueshëm për të ngritur pikëpyetje nëse bëhej fjalë për një shaka apo për një ngjarje reale. Prive By Liberta Spahiu u interesua drejtpërdrejt për të mësuar të vërtetën dhe konfirmon nga burime të afërta pranë artistit se ngjarja ka ndodhur vërtet.
Ylli ka rënë pre e hajdutëve gjatë këtij udhëtimi, duke mbetur pa mjetet e komunikimit dhe portofolin me sendet e tij me vlerë. Ndonëse një eksperiencë e tillë është një kokëdhimbje e madhe në një vend të huaj, fakti që ai e ka ndarë lajmin vetë në një formë kaq të hapur, tregon se ka vendosur ta kalojë situatën me sportivitet. Përtej dëmit të pashmangshëm material, rëndësi ka që artisti është shëndoshë e mirë dhe po vazhdon të shijojë ditët e tij të mbetura të pushimit.
@ylllimanii kujt ja kane vjedh telefonat e kuletat e kejt senet n’Spanje, kuuuuuujt? 😍😍😍

Leave a Reply