Yll Limani ka ndarë së fundmi me ndjekësit një video shumë të ëmbël nga koncerti i tij i fundit në Tiranë.
Në videon e publikuar shihet nëna e këngëtarit së bashku me mbesën e tij, të cilat po e shoqëronin një zëri duke kënduar këngën “Dje” teksa ai performonte në skenë.
Pas këtij momenti të ngrohtë familjar, artisti po bëhet gati për performancën e radhës.
Kujtojmë se për shkak të kërkesave të shumta për biletat, në Prishtinë janë dy data, më 24 dhe 25 korrik, ku koncertet do të mbahen në hapësirën e Prishtina Mall Parking.
Këto dy netë pritet të mbledhin mijëra adhurues të cilët mezi po presin të këndojnë bashkë me të hitet e tij më të njohura. /Prive By Liberta Spahiu/
@ylllimanii

Leave a Reply