“Dikush e ka, dikush se ka”! I përmendën Brikenën, motra e Mateos bën reagimin e fortë

Zhvillimet e fundit rreth ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateos dhe Brikenës, po përfshijnë edhe familjarët e tyre në debatet e rrjeteve sociale.

Pas ndarjes së çiftit, e cila erdhi vetëm pak kohë pas përfundimit të formatit televiziv, vëmendja e ndjekësve është zhvendosur te lëvizjet e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi, motra e Mateos, Kejsi, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një video të publikuar në profilin e saj, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e një kënge të njohur.

Ajo që ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve nuk ka qenë vetëm videoja, por pjesa specifike e tekstit që Kejsi ka përzgjedhur për të shoqëruar postimin e saj. Bëhet fjalë për projektin muzikor “Mesazh” nga Buta dhe Kida, ku ajo ka veçuar pikërisht vargjet: “Jeta është kështu, dikush e ka dikush s’e ka…”.

Ky detaj është interpretuar menjëherë nga përdoruesit e rrjetit si një mesazh i tërthortë ose një lloj qëndrimi lidhur me situatën e krijuar pas përfundimit të lidhjes mes vëllait të saj dhe modeles.

Menjëherë pas publikimit të videos, sektori i komenteve është përfshirë nga reagime të shumta, ku një pjesë e madhe vinte nga mbështetësit e Brikenës. Ndjekësit kanë lënë mesazhe të ndryshme, duke i përmendur ish-partneren e Mateos dhe duke analizuar në mënyrën e tyre kontekstin e postimit.

Duke parë numrin e madh të reagimeve dhe natyrën e tyre, Kejsi ka vendosur të marrë një masë të menjëhershme duke bllokuar plotësisht opsionin e komenteve në këtë video.

Ky veprim ka bërë që asnjë opinion të mos shfaqet më publikisht, megjithatë vendimi u mor pasi portali “Loki Magazine” kishte arritur të siguronte disa prej këtyre komenteve të para.

Kujtojmë se pas konfirmimit të ndarjes, e cila pasoi një heshtje fillestare nga të dyja palët, lëvizjet e para konkrete u vunë re pikërisht në Instagram.

Brikena mori vendimin të ndërpresë ndjekjen me Mateon, si dhe me vetë Kejsin, duke sinjalizuar një shkëputje të raporteve të tyre dhe duke u paraprirë reagimeve që po ndodhin aktualisht.

Pavarësisht këtyre distancimeve të prera me rrethin familjar të ish-partnerit, një vëzhgim më i detajuar në profilin e Brikenës tregon se ajo ka zgjedhur të mbajë një lidhje të fundit virtuale.

Modelja vazhdon të ndjekë në Instagram mbesën e vogël të Mateos. Vajza e vogël kishte qenë një e ftuar e veçantë dhe pjesëmarrëse në ceremoninë e dasmës së improvizuar që çifti zhvilloi brenda shtëpisë së “Big Brother”, duke mbetur kështu i vetmi kontakt virtual që modelja po ruhet si kujtim nga ajo periudhë.

@kejsiborriii Ca me boo 🤷🏻‍♀️ #fyp #viral #viralvideo ♬ original sound – 𝙄𝙣𝙩𝙚𝙧𝙣𝙖𝙩𝙞𝙤𝙣𝙂𝙤𝙖𝙩

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*