Reperi G-Bani ka zbuluar se është në një lidhje dashurie, duke treguar edhe mënyrën se si është njohur me partneren e tij.
I ftuar në emisionin “Vila 24”, të moderuar nga Valbona Mhilli, reperi po diskutonte për marrëdhëniet sentimentale dhe mënyrën se si njerëzit njihen me njëri-tjetrin, kur papritur mori si shembull historinë e tij personale.
“Rasti më i mirë është rasti im, ku u takuam rastësisht, pastaj vendosëm takim të dytë, të tretë, të katërt, të pestë dhe vazhdojmë, edhe jemi bashkë. Kështu që nuk është e domosdoshme se do takohesh herën e dytë dhe herën e tretë. Besoj se marrëdhëniet janë bërë kalkulime Instagrami dhe se si do të dukemi te tjetri”, u shpreh G-Bani.
Deklarata e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e Valbonës, e cila ndërhyri për ta pyetur nëse kishte zhvillime të reja në jetën sentimentale.
“Aaa, paskemi të reja G-Ban?”, i tha moderatorja.
“Po”, iu përgjigj shkurt reperi, duke konfirmuar se tashmë është në një marrëdhënie.
Ky moment ishte veçanërisht interesant edhe për shkak të historisë së tyre në “Big Brother VIP Albania 4”, ku G-Bani kishte shprehur pëlqim për Valbonën gjatë kohës që të dy ishin pjesë e spektaklit.
Megjithatë, këtë herë reperi foli për një tjetër vajzë, me të cilën tregoi se është njohur rastësisht dhe se marrëdhënia e tyre është zhvilluar gradualisht përmes takimeve të njëpasnjëshme.
Gjatë bisedës, ai kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, rrjetet sociale kanë ndikuar te njohjet romantike, duke bërë që njerëzit të shqetësohen më shumë për përshtypjen që krijojnë sesa për njohjen e njëri-tjetrit.
Pavarësisht konfirmimit të lidhjes, G-Bani nuk zbuloi identitetin e partneres dhe as detaje të tjera për marrëdhënien e tyre.


Leave a Reply