Një lajm i nisur nga Prive by Liberta Spahiu ka pushtuar sot edhe mediat turke. Pas pamjeve ekskluzive që tregojnë aktoren e njohur turke Su Burcu Yazgı Coşkun në eventin privat të Butrint Imerit, spekulimet për një lidhje romantike mes tyre janë kthyer në trend të madh.
Të shtunën Butrint Imeri organizoi një festë shumë private për të promovuar albumin e tij të ri “I pari”, që del zyrtarisht më 10 qershor 2026. Eventi ishte tejet i mbyllur, vetëm me familjarë, bashkëpunëtorë të ngushtë dhe miq. Prive by Liberta Spahiu arriti të kapë aktoren turke brenda këtij eventi, gjë që menjëherë nxiti pyetjen se çfarë bënte ajo aty.
Sot llogari të njohura turke si @akilliofficial dhe faqe magazinash si Onedio, Haber3 e të tjera po botojnë lajme me tituj bombë si “AŞKINI İLAN ETTİ!” (Deklaroi dashurinë!). Ata shkruajnë se Su Burcu Yazgı Coşkun po jeton një histori dashurie me këngëtarin ballkanik Butrint Imeri, duke vënë theks të veçantë edhe te diferenca e moshës (21 vjeç ajo, 30 vjeç ai).
Su Burcu është ylli i ri i Turqisë, e njohur sidomos nga seriali “Kardeşlerim” në rolin e Asiye, si dhe nga “Bir Gece Masalı” me Burak Deniz. Ka miliona ndjekës dhe konsiderohet një nga aktoret më premtuese të brezit të ri.
Deri tani as Butrinti as Su Burcu nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për lidhjen. Spekulimet ekzistojnë prej disa muajsh, por prania e saj në eventin super privat ka qenë prova më konkrete deri më sot.
Albumi “I pari” del pas dy ditësh. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply