Ganimete Musliu shoqe me këtë ish-banor të “Big Brother VIP Kosova”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duket se ka krijuar një miqësi me çiftin Kevin dhe Ana, ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova”. Çifti së fundmi ka hapur një biznes të ri, një restorant me ushqime meksikane.

Musliu ka vizituar restorantin e tyre, ku është pritur nga ish-banori i reality show-t.

Gjatë takimit, ajo dhe Kevini kanë realizuar edhe simbolin e shqiponjës me duar, shkruan “Kosovarja”.

Vizita e deputetes vjen pas hapjes së biznesit të ri të çiftit, të cilët po zhvillojnë aktivitetin e tyre në gastronomi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*