Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Klodi, ka habitur ndjekësit me postimin e tij më të fundit gjatë një udhëtimi me aeroplan.
Ai është shfaqur në një gjendje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Klodi kishte vendosur një maskë kozmetike në fytyrë, e cila përdoret për freski dhe kujdes ndaj lëkurës, duke mos u shqetësuar aspak për reagimet e publikut.
Pamja e tij ka shkaktuar menjëherë komente dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë parë situatën si mjaft interesante dhe plot humor.
Disa e kanë komplimentuar për kujdesin ndaj vetes, ndërsa të tjerë janë habitur nga guximi për t’u shfaqur kështu në publik.
Klodi duket se po e shijon vëmendjen dhe vazhdon të mbetet aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë momente të ndryshme nga përditshmëria e tij me fansat./InfoKosova/


Leave a Reply