Kanë kaluar gati dy muaj nga 26 nëntori, data kur Shpat Kasapi u nda nga jeta, por duket se Selvija nuk po gjen qetësi nga faktorë të jashtëm.
Ajo është detyruar të bëjë një lëvizje të prerë publike, duke postuar një dokument noterial që saktëson pozicionin e saj si kujdestare e vetme ligjore e djalit të tyre, Roelit.
Në tekstin që shoqëron dokumentin, fraza se “babai do t’i mungojë gjithë jetën” vjen si një konstatim i realitetit të hidhur me të cilin po përballet familja, por edhe si një përgjigje ndaj atyre që po tentojnë të shfrytëzojnë këtë situatë.
Mesa duket, mungesa fizike e Shpatit ka krijuar hapësirë që persona të caktuar të tentojnë të mbledhin fonde ose të krijojnë fushata në emër të djalit të mitur, pa miratimin e nënës. Selvija ka vendosur pikat mbi “i” duke bërë të qartë se çdo lëvizje financiare apo donacion duhet të kalojë vetëm përmes saj dhe llogarisë personale të Roelit.
Ky reagim lë të kuptohet se durimit të saj i ka ardhur fundi përballë abuzimeve të mundshme që bëhen në emër të bamirësisë apo mbështetjes.
Ajo paralajmëron ndjekje penale për këdo që tenton të manipulojë situatën, duke treguar se prioritet absolut mbetet mbrojtja e imazhit dhe të ardhmes së djalit, larg çdo skeme përfitimi nga palë të treta. / Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply