Reperi i njohur Fero ka trazuar sërish ujërat me një postim të fundit në Story, duke paralajmëruar “zhurmë” të madhe.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka lënë të kuptohet se është gati për një përplasje të re publike.
Në postimin e tij, Fero shkruan: “Sanije do mem shti meti rre tupanat midis Tetovës apet pom doket”. Ky mesazh ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet e tyre, duke e lidhur drejtpërdrejt me rivalitetet e vjetra në muzikë.
A është ky një diss për S4MM?
Hulumtimet në rrjet dhe referenca ndaj Tetovës (vendlindja e reperit S4MM) lënë të kuptohet se shënjestra mund të jetë pikërisht ai.
Përdorimi i emrit “Sanije” si ironi dhe përmendja e tupanave në mes të Tetovës po interpretohet nga fansat si një rikthim i “luftës” mes dyshes, të cilët kanë një histori të gjatë përplasjesh dhe diss-esh ndaj njëri-tjetrit.

Pas një periudhe ku dukej se i kishte qëndruar larg provokimeve, ky postim i Feros tregon se tensionet janë rikthyer. Mbetet të shihet nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga S4MM apo nëse kjo do të mbetet vetëm një provokim i radhës në rrjetet sociale. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply