E njohur si bilbili i këngës popullore kosovare, Shyhrete Behluli ka sot një arsye më shumë për të festuar.
Këngëtarja e dashur për publikun mbush plot 64 vite jetë, një përvjetor që e gjen atë më në formë se kurrë dhe të rrethuar nga dashuria e madhe e familjes së saj.
Ashtu siç pritej, urimi më i veçantë ka ardhur nga personi që i ka qëndruar pranë në çdo hap të karrierës dhe jetës, bashkëshorti i saj, Luan Salihu (Luli). Përmes një fotografie të ëmbël në rrjetet sociale, ku çifti shihet në një ambient dimëror e të mbuluar nga dëbora, ai ka zgjedhur fjalë zemre për partneren e tij të jetës.
“Edhe 100 vite bashkë të lumtur” Në mbishkrimin e fotos, Luli e ka cilësuar Shyhreten si “bashkëudhëtaren” e tij të pandarë.
“Urime ditëlindjen bashkëudhëtarja ime, edhe 100 vite bashkë të lumtur”, ishin fjalët e tij, duke dëshmuar edhe një herë harmoninë dhe lidhjen e fortë që gëzojnë pas kaq shumë vitesh martesë.

Përveç urimit të bashkëshortit, rrjetet sociale janë vërshuar nga mesazhet e shumta të fansave dhe kolegëve të estradës.
Urime edhe nga Prive By Liberta Spahiu!


Leave a Reply