Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, bashkë me vajzën e tyre, Luna Mari, kanë realizuar një set të ëmbël fotografik me temë Krishtlindjesh, i cili ka shkaktuar menjëherë një valë komentesh pozitive në rrjet.
Megjithatë, ajo që i ka bërë të gjithë kuriozë ishte detaji i veçantë i zbuluar nga fotografja e njohur, Rrezarta Shkurta, në kompaninë e të cilës u realizuan fotot.
Në mbishkrimin e postimit, Rrezarta Shkurta zbuloi kërkesën specifike të Kiara Titos për këtë fotosesion:
“Kiara kishte vetëm një kërkesë: Fotot i dua të pa punuara me photoshop. Dhe ashtu natyrale sepse çdo inperfeksion është perfekt për mua.”
Kjo kërkesë e “pazakontë” për të mos përdorur photoshop dhe për të kapur momentet sa më natyrale, tregon dëshirën e çiftit për të prezantuar një realitet të pastër dhe të sinqertë të familjes së tyre.
Më tej, Rrezarta falënderoi çiftin për besimin, duke theksuar se: “Dhe në fakt ka të drejtë sepse ‘Hera Company’ sjell fotografi që ruan emocionin real dhe standardin më të lartë teknik…”
Çifti dhe vogëlushja Luna Mari shfaqen të veshur me pizhame me kuadrata të kuqe e të zeza, duke përcjellë gjithë atmosferën e ngrohtë festive.


Leave a Reply