Këngëtari i njohur pjesë e “BBVA”?

Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ku foli për projektet e tij të fundit “Për ty dehem” dhe “Ti shko”, por edhe për jetën personale dhe pritshmëritë për vitin 2026. I pyetur pse qëndron i tërhequr nga daljet televizive, Sardi u shpreh se, pavarësisht se merr shumë ftesa, nuk ndihet mirë me ekspozim të tepërt:

“Krion hatërmbetje nëse shkon diku e diku tjetër jo. Nuk i kam shumë qejf daljet televizive, as kamerat. Dikur pija kafe kudo dhe nuk më njihnin, ndërsa tani kjo pjesë e ekspozimit më bezdis pak. Prandaj intervistat i bëj më të rralla,” – tha ai.

Ndërsa u pyet nëse ndjehet i realizuar, Sardi tregoi se mbetet gjithmonë kritik ndaj vetes:

“Jam natyrë që nuk kënaqem kollaj. Ndihem i kënaqur, por jo plotësisht. Të jem 100% i kënaqur është e vështirë. Ia di mirë vlerat vetes dhe arritjet, por është në natyrën time të kërkoj më shumë.”

Artistit iu drejtua edhe pyetja që shumë ndjekës kanë: a do ta shohim në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, që nis këtë dhjetor?

Sardi nuk dha një përgjigje të prerë, duke e lënë gjithçka pezull:

“Ta lë kështu të hapur… Po më provokonte një shok dhe më tha që kishte dëgjuar disa informacione sikur do jem pjesë e ‘Big Brother’. I thashë që nuk më lejohet ta them, e kemi në kontratë (qesh). E bëj shpesh që i ngacmoj njerëzit. Gjithmonë më pyesin dhe ia lë të hapur. Do e shihni.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*