Pasi i përmendi Elijonës familjen, Labi shokon: “Kurr ma mirë s’jam ndjerë”

Një nga zënkat më të forta në shtëpinë e Big Brother Kosova mes këngëtarit Labinot Rexha dhe banores Elionës ka marrë një kthesë të papritur.

Pasi Labi i përmendi Elionës familjen, duke e akuzuar për viktimizim dhe duke i thënë se ajo ishte larguar nga familja në moshën 13-vjeçare, ka ardhur reagimi i tij pas tensionit.

Edhe pse shpesh banorët pendohen pas debatit, Labi ka treguar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga fjalët e tij.

I pyetur nga banori Londrimi nëse ndjehej pishman për fjalët e rënda që i drejtoi Elionës, Labi ishte kategorik:

“S’jam pishman aspak, kurrë më mirë s’jam ndjerë!”

Kjo deklaratë ka shokuar banorët duke dëshmuar se qëndrimi i tij ndaj Elionës është i prerë.

Labinoti e ka vazhduar akuzën e tij, duke e portretizuar veten si fitues në këtë përplasje dhe duke minimizuar qëndrimet e banores:

“Një 18-vjeçare nuk mund të luajë me mua dhe të më prishë gjumin,” u shpreh ndër tjerash ai. /Prive By Liberta Spahiu

@bbvk4live247 #londrim #labi #benita #eliona #bbvk4 ♬ original sound – BBVK4

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*