Remzie Osmanit i këndohet kënga në “BBVK”, ja si reagon ajo

Këngët e Remzie Osmanit po dëgjohen shpesh në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”, veçanërisht nga banori Londrimi.

Së fundi, një fragment i një prej këngëve të saj është bërë pjesë e momenteve të përditshme brenda shtëpisë, shkruan “Kosovarja”.

Pjesa muzikore është përhapur në rrjetet sociale, ku po qarkullon si reel. Remzia e ka shpërndarë videon në faqen e saj zyrtare në Instagram, duke treguar se e ka ndjekur momentin.

Nga postimi i saj duket se artistja e ka pritur mirë këtë përdorim të këngës, duke e ndarë me publikun pa komente shtesë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*