Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit të dashur për publikun, Shpat Kasapi, ka shkaktuar një valë tronditjeje jo vetëm tek fansat, por edhe te kolegët e tij më të afërt.
Një ndër reagimet më prekëse vjen nga miku dhe kolegu i tij i hershëm, Blero Muharremi. Të dy artistët, të cilët kanë dominuar skenën muzikore shqiptare në fillimvitet 2000, kanë ndarë jo vetëm suksesin e hiteve të pavdekshme si balada ikonike “Falma”, por edhe një miqësi të gjatë prapa skenave.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Blero ka shprehur dhimbjen e thellë, duke e cilësuar Shpatin si një “figurë që la gjurmë të pashlyeshme”.
Por, Blero nuk është mjaftuar vetëm me ngushëllime. Ai ka bërë një thirrje publike institucionale, duke kërkuar që dita e nesërme të shpallet Ditë Zie.
“Duke marrë parasysh kontributin e tij ndër vite dhe tronditjen e madhe që ka shkaktuar ndarja e tij e parakohshme, do të ishte njerëzore që dita e nesërme të shpallet ditë zie, në nderim të jetës dhe veprës së tij,” – shkruan Blero.
Për Bleron, ky nuk do të ishte thjesht një formalitet, por një akt respekti për artistin që rriti gjenerata të tëra me zërin e tij dhe një mesazh solidariteti për familjen Kasapi në këto orë të rënda. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply