“Pas disa ditësh martohem”, ish-banorja e BBVA jep lajmin e ëmbël

Modelja shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Jori Delli, pritet që pas pak ditësh të kurorëzojë dashurinë me martesë me partnerin e saj, reperin italian Fred De Palma.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jori përmes një postimi në Instagram, ku krahas një fotografie ka shkruar:

“Pas disa ditësh do ta ndryshoj mbiemrin”.

Deklarata e saj ka nxitur kureshtjen e ndjekësve, njëri prej të cilëve e ka pyetur nëse vërtet ka vendosur të marrë mbiemrin e partnerit pas martesës.

“Jo, jo, nuk do ta ndryshoj. Ishte thjesht një mënyrë për të thënë se po martohem”, është përgjigjur modelja me humor.

Madje, ajo ka shtuar: “Gjithmonë Jori Delli, sigurisht. Nuk tingëllon mirë Jori Palana, apo jo?”.

Kujtojmë se Jori mori propozimin për martesë në dhjetor të vitit 2025, gjatë pushimeve në Maldive me reperin italian, emri i vërtetë i të cilit është Federico Palana.

Ndërkohë, modelja ende nuk e ka zbuluar datën e saktë të martesës, por nga postimet e saj kuptohet se dita e shumëpritur është shumë afër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*