Momente intime në BBVK 5/ Çifti “harron” kamerat, pamjet marrin vëmendjen! (VIDEO)

Valdeti dhe Valdrina kanë tërhequr sërish vëmendjen me afrimitetin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”.

Këtë herë, çifti ka zgjedhur të largohet nga banorët e tjerë për të kaluar disa momente romantike së bashku në vaskën e shtëpisë.

Teksa shijonin një banjë të ngrohtë me shkumë, dyshja është shfaqur duke shkëmbyer përkëdhelje dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pavarësisht pranisë së kamerave, Valdeti dhe Valdrina nuk kanë ngurruar të ndajnë këto momente personale me publikun.

Afrimiteti i çiftit vazhdon të marrë vëmendje, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë në vazhdim qëndrimi i tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*