Një mesazh i veçantë nga një ndjekëse ka sjellë një moment emocionues në profilin e Barbana Dinit në Instagram.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, ajo ka marrë një dedikim që lidhet me vëllain e saj, Ergi Dinin.
Ndjekësja i ka treguar se djalit të saj i ka vendosur emrin Ergi, e frymëzuar nga dashuria që kishte për këngëtarin.
“ ia kam vendosur çunit tim emrin ‘Ergi’, sepse kam qenë fanse e Ergi Dinit… Të përqafoj”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Barbana.
Këngëtarja e ka ndarë këtë dedikim bashkë me një fotografi të saj me të vëllanë, duke iu përgjigjur ndjekëses me një urim të ngrohtë për vogëlushin.
“Zoti e bekoftë në çdo hap e e gëzoftë emrin! Përqafime”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar përgjigjen me një zemër të kuqe.
Një zgjedhje kaq personale, si emri i një fëmije, tregon vendin që Ergi ka ruajtur në kujtesën dhe zemrën e kësaj ndjekëseje.
Përmes këtij mesazhi, ajo i ka përcjellë Barbanës një mënyrë të veçantë për ta mbajtur gjallë kujtimin e tij.


Leave a Reply