Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, po vazhdojnë romancën e tyre edhe jashtë shtëpisë së reality-show-t.
Çifti ka zgjedhur ditët e nxehta të verës për të kaluar kohë së bashku në plazh, ndërsa kanë ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e tyre, shkruan IndeksOnline.
Në fotografitë e publikuara, Brikena dhe Mateo shfaqen mjaft të afërt dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit. Ajo që bie në sy janë momentet romantike mes tyre, me Mateon që nuk i ka kursyer puthjet ndaj Brikenës.

Dyshja, e cila u bë një nga çiftet më të komentuar të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, duket se po shijon në maksimum kohën së bashku, duke lënë pas çdo ulje-ngritje të së kaluarës.
Edhe pas përfundimit të spektaklit, Brikena dhe Mateo kanë vijuar të shfaqen krah njëri-tjetrit, duke dëshmuar se lidhja e tyre ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë./IndeksOnline/

Leave a Reply