Festë e dyfishtë në familjen e Arian Agushit, djali i tij feston ditëlindjen në 28 Nëntor

Një festë e veçantë po shënohet sot në familjen e reperit Arian Agushi, i njohur si Gold AG.

Djali i tij, Guerili, feston ditëlindjen pikërisht në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor.

Me këtë rast, reperi ka ndarë një urim emocionues për të birin, duke e quajtur dashurinë e babit dhe duke i uruar jetë të gjatë sa Shqipëria.

Një ditëlindje me dy festa, ku gëzimi familjar bashkohet me festën e gjithë shqiptarëve.

E torta ska si të ishte ndryshe, është me motive shqiptare, shkruan Kosovarja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*