A do të ketë dasmë së shpejti, çifti i njohur turk jep përgjigjen për martesën

Aktorja e njohur turke İlayda Alişan dhe partneri i saj, Oğulcan Engin, kanë ngritur kureshtjen e publikut rreth mundësisë së një dasme të afërt. Të pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët për hapin e madh drejt kurorëzimit, çifti i dashur i ekranit ka dhënë një përgjigje me mjaft humor, por që lë të kuptohet se planet janë në ajër.

Gjatë një prononcimi të fundit për mediat, gazetarët u bënë pyetjen ngacmuese se kur do të pinë “kafen e kripur” – një traditë e njohur turke që paralajmëron fejesën dhe martesën. Oğulcan Engin reagoi me të qeshura duke u shprehur: “T’ia lëmë kismetit. Të mos japim një datë të saktë, por inshallah!”, ndërsa aktorja İlayda Alişan e mbështeti menjëherë këtë deklaratë me një buzëqeshje konfirmuese.

Përveç planeve personale dhe sinjaleve për martesë, İlayda Alişan ndau me publikun edhe detaje nga jeta profesionale. Ajo zbuloi se po punon me orë të gjata në set për një projekt të ri – një komedi me atmosferë të ngrohtë familjare – ku theksoi se lodhja e përditshme do t’ia vlejë me marrjen e rezultatit përfundimtar. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*