Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga momentet më të bukura dhe pamjet e saj gjatë sezonit të parë të “Verë dhe Portokalle”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kiara ka kujtuar emocionet, të qeshurat dhe momentet e veçanta të kësaj vere, duke falënderuar ekipin, artistët dhe publikun që e ndoqi dhe e mbështeti gjatë gjithë sezonit, transmeton Indeksonline.

“Disa nga momentet dhe Looks të kësaj vere me ‘Verë dhe Portokalle’ ”, shkruan ajo, duke shtuar se kjo verë ishte e mbushur me punë, emocione dhe shumë kujtime të bukura.

Në fund, Kiara konfirmon se ky ishte vetëm një pushim i përkohshëm, duke lënë të kuptohet se “Verë dhe Portokalle” do të rikthehet sezonin e ardhshëm.

“Kaq për këtë verë… shihemi sezonin tjetër! ”, përfundon ajo.

Leave a Reply