Robert Berisha ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga një prej koncerteve të tij, duke përcjellë edhe një mesazh të shkurtër, por mjaft domethënës për pasionin dhe energjinë që kërkon skena.
Në fotografinë e publikuar, Berisha shfaqet gjatë performancës para publikut, ndërsa krahas saj ka shkruar:
“Kur del në skenë, dil me krejt shpirtin…
O dil, o mos dil”, përcjell Indeksonline.
Me këto fjalë, këngëtari duket se ka dashur të theksojë se një dalje në skenë nuk është thjesht një performancë, por kërkon përkushtim, emocion dhe energji të plotë.
Postimi i tij është shoqëruar edhe me hashtagun #summer2026, duke lënë të kuptohet se vera vazhdon të jetë e mbushur me angazhime dhe koncerte për artistin.
Berisha është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga koncertet dhe paraqitjet e tij para publikut.

Leave a Reply