Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të ëmbël me vajzën e saj, Poi, përmes një postimi në Instastory.
Në postimin e saj, Sara shihet duke zhvilluar një video-thirrje me Po-in, ndërsa tregon se vajza kishte planifikuar të kthehej një ditë më parë tek ajo.
Megjithatë, Poi duket se ka arritur ta bindë të ëmën që ta lërë edhe një ditë më shumë me familjen e babait.
“Kishte për të ardhur dje tek unë. Më mori në telefon me duart kështu, duke m’u lutur të rrija edhe një ditë më shumë: ‘Sepse mami, po kaloj shumë mirë’”, ka shkruar Sara, duke shtuar më pas: “Me zemër të rënduar, thashë po”.
Ndërkohë, Poi po i shijon pushimet së bashku me babain e saj, Ledri Vulën, dhe familjen e tij.
Edhe Ledri ka ndarë momente nga këto ditë, ku Poi shihet duke u argëtuar në pishinë së bashku me të atin dhe familjarët e tij.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Ledri dhe Poi kanë qenë së bashku në Ulqin, ndërsa tashmë duket se janë kthyer në shtëpinë e tij, ku po vazhdojnë të shijojnë ditët e pushimit.
Me sa duket, Sara do të duhet ta presë edhe pak për ta pasur sërish Poin pranë, pasi vogëlushja po kalon momente të bukura me babain dhe familjen e tij. /Prive By Liberta Spahiu/
https://rumble.com/shorts/v7efb3q


Leave a Reply