Seriali i ri turk që po thyen rekorde shikueshmërie

Një projekt i ri televiziv po bën atë që rrallëherë ndodh në historinë e televizioneve turke, duke mbajtur mbërthyer një publik të tërë e duke thyer rekorde shikueshmërie.

Bëhet fjalë për serialin “Daha On Yedi”, i cili po transmetohet në Kanal D dhe po konsiderohet pa dyshim si hiti më i madh i këtij sezoni.

​Për ta kuptuar më mirë suksesin e tij të paprecedent, mjafton të shikohet kanali zyrtar në YouTube, ku vetëm episodi i parë ka kapur shifrën marramendëse prej 30 milionë shikimesh, një rekord ky absolut për kohën që ka në dispozicion. Episodi premierë theu rrjetin me 10.3 milionë klikime brenda vetëm tre ditëve.

Përtej shifrave në internet, “Daha On Yedi” po dominon edhe audiencën televizive çdo të diel, duke u rritur javë pas javë e duke u renditur në majat e tabelave të shikueshmërisë.

​Por, çka e bën këtë histori kaq fiksuese për publikun? Në qendër të ngjarjes është Arasi, një 17-vjeçar i cili rritet në një mjedis të mbushur me gënjeshtra. Kur ai zbulon një sekret të errët familjar – faktin që vëllai i tij, të cilin e dinte të vdekur, në të vërtetë është gjallë – jeta e tij përmbyset plotësisht.

Arasi nis një rrugëtim të rrezikshëm dhe emocional në kërkim të tij, duke u përballur me intrigat e botës së egër të të rriturve, tradhtitë dhe një rrjet të madh mashtrimesh që mbrohen me ngulm nga njerëzit e tij më të afërt. Kjo luftë mes pafajësisë së rinisë dhe errësirës së sekreteve familjare ka bërë që shikuesit të përfshihen fort në emocione. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*