Santiana Maloku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi prej javësh përflitet se është në një lidhje dashurie me Patris Berishën, ish-bashkëshortin e këngëtares Tuna, me të cilin ajo ka dy djem.
Së fundmi, Santiana ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke kënduar këngën “Zogu më i mirë prej krejtve”, një nga këngët e njohura të Tunës.
Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re, duke qenë se videoja vjen pikërisht në kohën kur emri i saj lidhet me ish-partnerin e artistes.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zgjedhje krejt rastësore të këngës apo për një mesazh indirekt, shkruan Kosovarja.


Leave a Reply