Ana Ejupi po përjeton pa dyshim periudhën më të bukur të jetës, si në rrafshin personal ashtu edhe në atë profesional. Dje u bë e ditur se ajo dhe partneri i saj, Kevini, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Kjo ngjarje e ëmbël shënon një moment historik për formatin televiziv ku ata u njohën, duke u bërë e para histori dashurie e lindur brenda shtëpisë që kurorëzohet me një fëmijë, përgjatë plot katër sezoneve të këtij spektakli.
Por, lajmet e mira nga Ana nuk mbarojnë me kaq. Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati me lojën e saj me letra “Unë dhe ti” për çifte, ajo ka vendosur të zgjerojë këtë projekt duke u përgjigjur kërkesave të fansave. Përmes një videoje të publikuar së fundmi, Ana ka ndarë lajmin e ri me ndjekësit e saj duke zbuluar se ka sjellë një edicion të ri të lojës, kësaj radhe të dedikuar ekskluzivisht për shoqërinë.
Ajo e nisi njoftimin duke theksuar se ky hap vjen pas interesimit të madh. “Më në fund pritja ka mbaruar. Kemi marrë pyetje e mesazhe pafund, tu na thënë se kur po kthehet loja,” ka cituar ajo në video, duke shpjeguar se përveç çifteve, tashmë grupet e shoqërisë kanë në dorë një mjet argëtimi plot me sfida për të shtuar të qeshurat gjatë pushimeve të përbashkëta.
Numri është i kufizuar dhe shitjet po ecin shpejt andaj bëni mirë të nxitoni.
Duket se ky vit është i mbushur me suksese dhe bekime për dyshen e njohur, duke dëshmuar se lidhja që lindi para kamerave po lulëzon çdo ditë e më shumë, teksa po bëhen gati për kapitullin e ri si prindër. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply