Aktorja e njohur turke jep lajmin që të gjithë po e prisnin

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagül, po i jep fund shkëputjes së saj të gjatë nga ekrani.

Pas një pauze të marrë për t’u kujdesur për djalin e saj, Aziz, aktorja ka njoftuar zyrtarisht se në sezonin e ri televiziv do të rikthehet fuqishëm në sheshxhirime. Projekti i saj i fundit televiziv përpara shkëputjes ishte seriali “Gecenin Ucunda” (Në fund të natës).

Atagül, e cila gëzon një martesë të lumtur me aktorin Kadir Doğulu, solli në jetë djalin e tyre më 6 mars 2025. Pas pothuajse tre vitesh larg kamerave dhe vëmendjes së projekteve kryesore, ajo është shprehur mjaft e emocionuar për këtë rikthim të shumëpritur nga fansat.

Duke folur për planet e saj të reja, aktorja tregoi se i kishte munguar tmerrësisht atmosfera e sheshxhirimeve. Ajo konfirmoi se projektet kanë nisur të lëvizin, duke thënë:

“Këtë sezon do të jem në ekran. Jam shumë e emocionuar. Aktualisht jemi në fazën e përgatitjeve. Partneri im në serial ende nuk është përzgjedhur, por unë jam gati. Duke qenë se çdo gjë është ende shumë e re, nuk mund të ndaj detaje më konkrete.”

Rikthimi në punë me një fëmijë të vogël kërkon organizim, por Neslihan e ka gjetur tashmë zgjidhjen. Ajo tregoi se gjatë procesit të xhirimeve, djali i saj i vogël, Aziz, do ta shoqërojë herë pas here në punë.

Aktorja shtoi me humor dhe vendosmëri: “Edhe djali im do të vijë në sheshxhirim. Jemi gati për të jetuar në karavan!”. Megjithatë, emri i serialit apo platforma se ku do të transmetohet projekti i saj i ri mbeten ende një sekret që pritet të zbulohet në javët në vijim. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*