Disa javë pasi këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, çifti ka përjetuar një tjetër moment të ëmbël. Lindja e djalit u krye me sukses në Sarajevë, ndërsa tashmë nëna dhe foshnja janë rikthyer në shtëpi.
Për të festuar këtë kthim, familja kishte përgatitur një pritje përrallore të mbushur me tullumbace blu e të bardha, arushë pellushi dhe detaje të kuruara me shumë dashuri. Përmes disa postimeve në profilin e saj në Instastory, Eronita ka zbuluar për herë të parë edhe emrin tejet të veçantë që kanë përzgjedhur për djalin e tyre.
Në këndin dekorativ të përgatitur për mirëseardhjen e vogëlushit, vihet re qartë emri i tij i shkruar në tabelat mirëpritëse: Areej.
Kjo pritje e ngrohtë shënon fillimin e një kapitulli të ri dhe shumë të lumtur për Bleron dhe Eronitën, të cilët kanë shijuar çdo moment të këtij rrugëtimi në privatësi të plotë. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply