Pas lajmeve për ndarje, vjen lëvizja e re nga Sara dhe Eriku

Nëse besonit se mes Sarës dhe Erikut gjithçka kishte marrë fund, duhet të mendoheni dy herë.

Ndonëse në syrin e publikut u duk se rrugët e tyre u ndanë, e vërteta ishte krejt tjetër. Qysh në muajin maj, miq të ngushtë të dyshes kishin paralajmëruar ekskluzivisht për Prive By Liberta Spahiu se një rikthim i tyre nuk do të ishte aspak çudi.

Zërat tregojnë se gjatë këtyre muajve, Sara dhe Eriku kanë pasur një raport me ulje dhe ngritje, por kontakti mes tyre nuk ishte shkëputur kurrë në tërësi. Ata asnjëherë nuk patën një ndarje tipike e përfundimtare.

Por ajo që i vuri vulën këtij rikthimi është lëvizja e tyre e fundit digjitale. Pasi hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim që asokohe bëri bujë dhe u komentua gjatë, dyshja nga sot po e ndjek sërish njëri-tjetrin.

Ky detaj nuk kishte si t’i shpëtonte syrit tonë, duke treguar qartë se ata po i japin një shans të ri marrëdhënies. Gjithashtu burime për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se dyshja ka javë që ka gjetur sërish gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin. Mbetet vetëm të shihet nëse ky kapitull i ri do të zyrtarizohet së shpejti para të gjithëve apo do vazhdoj të mbahet larg vëmendjes mediatike. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*