Sharri dhe Anjeza me marrëveshje nga jashtë, zbulohen detajet

Sharr Braina dhe Anjeza Gubetini thuhet se janë njohur që para hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”. Këtë e ka përmendur edhe Anjeza, e cila ka treguar se e ka njohur dhe mbështetur Sharrin nga jashtë.

Sharri nuk ishte një emër i njohur për publikun para se të bëhej pjesë e këtij formati televiziv. Ndërkohë, Anjeza ka treguar se po krijon dinamika me të, me qëllim që ai të pozicionohet sa më mirë në lojë.

Sipas kësaj strategjie, Anjeza është e gatshme të marrë mbi vete edhe situata që mund ta dëmtojnë atë në lojë, në mënyrë që Sharri të përfitojë nga kjo.

Kështu, raporti dhe bashkëpunimi i tyre po marrin vëmendje brenda shtëpisë, shkruan “Kosovarja”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*