Njëri finalist i Big Brother VIP Albania 5 dhe tjetri ish-banor i Big Brother VIP Kosova 4. Përgjatë rrugëtimeve të tyre respektive në reality show, të dy djemtë i bashkonte një detaj i fortë, fakti që ishin personazhe tepër kontraverse dhe ndër më të komentuarit e lojës.
Por, nga tani e tutje, Rogert Sterkajn dhe Labinot Rexhën do t’i bashkojë edhe diçka tjetër: projekti i tyre më i ri muzikor i titulluar “Bomba”, i cili do të publikohet ditën e nesërme (të premten).
Ekipi i Prive By Liberta Spahiu ishte ekskluzivisht i pranishëm në xhirimet e videoklipit për të sjellë prapaskenat më interesante, por pashmangshëm edhe disa “bomba” të reja për ish-banorët e tjerë si Miri e Juela. Për më tepër, ky projekt duket se ngacmon sërish, të paktën indirekt, Selin.
Ideja për t’u bërë bashkë dy nga personazhet ka qenë tërësisht e Labinot Rexhës. Labi ka treguar se e ka ndjekur me vëmendje Rogertin gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA dhe nuk i ka kursyer elozhet e mëdha për të, duke e cilësuar si shtyllën e atij edicioni.
“Po të mos ishte Rogerti, nuk do të ishte Big-u i Shqipërisë dhe nuk do të kishte as lojë,” tha Labi pa doreza.
Shumëkush nga ndjekësit mbase priste që Rogerti të vinte në një bashkëpunim muzikor me Mirin apo Juelën, duke parë dinamikat e tyre të mëparshme.
Kur erdhi puna te pjesa e analizave të lojës, Rogerti mbetet i drejtpërdrejtë si gjithmonë. Ai ka zbuluar zhgënjimin nga Miri dhe arsyen pse dështoi bashkëpunimi mes tyre:
“Kur kemi qenë brenda BBVA ka qenë plani me bë këngë bashkë. Ai s’paska dashtë me bë këngë siç e lamë brenda, po paska dashtë me rrejt, siç ka rrejt tonë kohën atje brenda. Paska qenë kot,” u shpreh Rogerti.
Me gjithë këto prapaskena dhe deklarata të forta, mbetet të shihet se çfarë reagimesh do të ndezë “Bomba” e dyshes sapo të lansohet nesër në kanalet muzikore. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply