Dasmë apo projekt i ri? Çfarë do të ndodhë me DJ Gimbon dhe Selinën më datë 5

DJ Gimbo dhe Selina janë duke përgatitur diçka të veçantë për datën 5, por ende nuk janë të gatshëm të zbulojnë detajet e planit të tyre.

Gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Gimbo theksoi se kjo datë ka një rëndësi të veçantë për ta.

Ori Nebiaj, moderator i emisionit, e pyeti Gimbin se çfarë përfaqëson data 5 për çiftin.

Orinda Huta, e pranishme në studio, e lidh këtë datë me deklaratën e Selinës për një martesë të mundshme, duke kërkuar të dijë në cilin muaj do të ndodhte kjo ngjarje.

“Edhe në cilin vit”, u përgjigj DJ Gimbo, duke lënë të kuptohet se detajet do të mbeten të fshehta për një kohë të gjatë.

Ai theksoi se data 5 do të jetë shumë e veçantë dhe renditi disa lidhje që kanë me këtë numër: Selina ka fituar BBV5, apartamenti i tyre ndodhet në katin e pestë dhe kënga e publikuar dje doli më datë 5.

“Unë datën 5 e kam të gjithën të zënë”, shprehu ai me entuziazëm.

Selina gjithashtu kujtoi se ata janë martuar në Big Brother në datën 5. Megjithatë, çifti ende nuk ka zbuluar se çfarë kanë planifikuar konkretisht për këtë datë të rëndësishme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*