Ekskluzive: Martohet Blerando, këngëtari dhe finalisti i BBVK 2

Blerando e ka konfirmuar lajmin me një foto krah partneres, Lenës nga Toskana e Italisë

Lajme të bukura vijnë nga këngëtari i njohur Blerando, finalisti i Big Brother VIP Kosova 2.

Pa shumë, krejtësisht larg syrit të publikut, ai ka hedhur hapa të rëndësishëm në personalen e tij.

Prive By Liberta Spahiu mëson se sot, këngëtari i njohur ka kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Vajza që i ka marrë zemrën është sipërmarrësja Lena Krasniqi

“Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama”, ka deklaruar burimi për redaksinë tonë.

Mbetet të shihet nëse do të ndajnë diçka me publikun nga kjo pjesë apo do e mbajnë edhe këtë zhvillim të rëndëisshëm larg syrit të publikut sikurse edhe raportin e tyre, i përfolur prej kohësh në rrjete sociale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*