Incident gjatë performancës së Gjestit, këngëtarit i ndodh e papritura në skenë

Një moment i papritur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar gjatë performancës së Gjestit në një club në Tiranë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve dhe rrjeteve sociale.

Teksa artisti po performonte në skenë mes atmosferës elektrizuese të publikut, mikrofoni i tij ka përfunduar papritur në turmë, duke shkaktuar konfuzion për disa sekonda.

Në videot që po qarkullojnë online, Gjesti shihet duke ndaluar performancën me duart në kokë dhe duke u përkulur drejt publikut për të rimarrë mikrofonin.

Në club të pranishëm kanë qenë edhe Selin Bollati dhe DJ Gimbo, të cilët janë parë pranë skenës gjatë performancës së artistit.

Atmosfera në ambient ka vijuar normalisht pas incidentit dhe Gjesti ka vazhduar performancën mes brohorimave të fansave.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*