Aktori i famshëm ndërkombëtar, Can Yaman, ka qenë kryefjala e kësaj fundjave në Siçili, duke u pritur me një entuziazëm të madh nga publiku.
Protagonisti i shumëpritur i “Sandokan” ishte i ftuari special në “Cannolo Fest”, event i cili organizohet në Piana degli Albanesi, ose siç njihet ndryshe me krenari, Hora e Arbëreshëvet. Në këtë organizim ku nderohej ndërthurja e kulturave dhe ku vetë Can u vlerësua në skenë me çmimin “Premio Hora Skanderbeg”, mes atmosferës mikpritëse dhe qindra fansave që kishin mbushur sheshin për ta parë nga afër, biseda mori një drejtim mjaft emocional.
Teksa u pyet nga moderatorja për faktin se Piana degli Albanesi është qendra historike e komunitetit shqiptar dhe si e përjeton ai këtë lidhje, aktori i njohur vendosi të ndajë një rrëfim personal. Duke lënë mënjanë dritat e famës globale, ai foli me shumë dashuri për idhullin e tij: babanë. Gjatë fjalës së tij para publikut, Can theksoi se historitë e fëmijërisë së të atit e kanë bërë të lidhet akoma më shumë me këtë pjesë të origjinës.
”Për mua babai im ka qenë gjithmonë idhulli im dhe kam dëgjuar shpesh historitë e tij të fëmijërisë. Ai më tregonte shpesh për periudhat e fëmijërisë së tij që i jetonte pikërisht si njerëzit e këtyre anëve, si një shqiptar… Dashurohesha akoma më shumë me mënyrën se si e kalonte fëmijërinë sepse më tregonte që ishte rritur shumë i lirë, duke luajtur me fëmijët e tjerë, duke u grindur,” u shpreh Yaman drejtpërdrejt nga skena e festivalit.
Ky moment i sinqertë dëshmoi edhe një herë lidhjen e fortë të aktorit me rrënjët e tij shqiptare dhe u prit me duartrokitje të gjata nga publiku i gjerë arbëresh. /Prive By Liberta Spahiu
@monda0779 #neiperteee #fyp #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 ♬ audio originale – Monda🇦🇱🦅🇦🇱

Leave a Reply