A e dini se kushërirë e cilës ish-finaliste është Valdrina e BBVK?

Një detaj interesant nga jeta e banoreve të Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Valdrina dhe ish-finalistja e këtij formati, Xheneta Fetahu, janë kushërira dhe vijnë nga i njëjti vend, siç mëson Prive By LS.

Valdrina hyri të dielën në shtëpinë e BBVK-së për të qëndruar për 24 orë me Valdetin, por vizita e saj mori një kthesë tjetër.

Pasi Valdeti arriti t’i shpëtonte eliminimit, mbrëmjen e kaluar Valdrina u bë zyrtarisht banore e shtëpisë.

Kështu, dyshja do të vazhdojë garën së bashku, duke konkurruar si një banor i vetëm në këtë edicion të BBVK-së.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*