Aktori i njohur turk, Aras Bulut İynemli, po përflitet për një projekt të ri televiziv, serialin “İyilik Öğretmeni” (The Teacher of Goodness), ku pritet të marrë rolin kryesor.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjetin social X, përkrah tij në këtë projekt mund të jetë njëra prej dy aktoreve të njohura turke, Damla Sönmez ose Aslıhan Malbora, të cilat thuhet se janë në garë për rolin kryesor femëror.
Një detaj tjetër që e bën këtë përzgjedhje edhe më interesante është lidhja e Aslıhan Malbora-s me aktorin Çağatay Ulusoy.
Ky i fundit ka luajtur përkrah Aras Bulut İynemli-t në serialin e suksesshëm “İçerde”.
Ndërkohë, mbetet të shihet se cila prej dy aktoreve do të zgjidhet përfundimisht përkrah tij, pasi ende nuk ka një njoftim zyrtar për kastin e serialit dhe detajet e tjera të projektit.
#DamlaSönmez and #AslıhanMalbora are the last candidates for the female lead of the TV series #İyilikÖğretmeni , #ArasBulutİynemli is the male lead in the series ‼️‼️‼️ https://t.co/RzuHMxkpb0
— doja (@turkishmediacb) November 23, 2026


Leave a Reply