Ledion Liço është rikthyer në vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale.
Kohët e fundit, moderatori është përfolur për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja e tij, Sara Hoxha, ndonëse dyshja nuk ka konfirmuar diçka të tillë.
“Njerëzit mund të mësonin nga gabimet e tyre, po të mos ishin kaq të zënë duke i mohuar ato…”, është thënia e Carl Gustav Jungut që Ledioni ka zgjedhur të ndajë.
Ky postim vjen pikërisht në kohën kur jeta e tij private po komentohet, duke ngritur pikëpyetje nëse mesazhi ka lidhje me raportin e tij me Sarën apo është thjesht një reflektim personal, shkruan Kosovarja.

Leave a Reply