Fituesi i “BBVK2”, Lumbardh Salihu ka ndarë me ndjekësit e tij në Instastory një video nga Spliti i Kroacisë.
Në top formë, ai ka publikuar pamje nga ky qytet bregdetar, duke shkruar në mbishkrim: “A new place to call home” (Një vend i ri për ta quajtur shtëpi), shkruan Indeksonline.
Ky postim ka ngjallur kureshtje, pasi mbishkrimi lë të hapur mundësinë që Spliti të ketë një domethënie të veçantë për të.
Megjithatë, deri tani, nuk ka ndonjë konfirmim nëse bëhet fjalë për një qëndrim të përkohshëm apo për një zhvendosje të mundshme në Kroaci.
Sidoqoftë, surprizat nga ana e tij janë të shpeshta ndërsa një fillimi i ri jashtë Kosovës mund të jetë i mundur./Indeksonline/


Leave a Reply