Përplasja mes Edi Kuçit dhe Joz Markut vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit, ndërsa çdo reagim i tyre pas publikimit të pamjeve po merr vëmendje në rrjet.
Këtë herë, vëmendjen e ka marrë një tatuazh që Edi mban në krah. Në foton e publikuar prej tij lexohet qartë shprehja: “Hakmarrja s’ka datë skadimi”.
Tatuazhi ka marrë një tjetër kuptim për ndjekësit pikërisht për shkak të konfliktit të fundit me Jozin. Pamjet e publikuara nga përballja treguan Jozin dhe disa persona të tjerë pranë Edit, ndërsa në një moment këngëtari e godet atë me shuplakë dhe më pas i kërkon të ulet në gjunjë e të kërkojë falje.
Vetë Edi reagoi pas publikimit të videove duke pretenduar se kishte qenë i vetëm përballë një grupi. “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre!”, shkroi ai.
Në këtë situatë, shprehja “Hakmarrja s’ka datë skadimi” e vendosur në krahun e tij ka nxitur interpretime në rrjet se mund të jetë një mesazh për atë që ka ndodhur së fundmi.


Leave a Reply