Ndërkohë që data e nisjes po afrohet dhe kureshtja e publikut për edicionin e ri po rritet çdo ditë e më shumë, producentja Olsa Muhameti dhe moderatori Alaudin Hamiti kanë ndarë një moment nga prapaskenat e spektaklit.
Në një postim të publikuar nga vetë ata, dyshja është shfaqur në ambientet e brendshme të shtëpisë së BBVK.
Kjo vizitë tregon se punët për përgatitjen e edicionit të pestë po e marrin formën përfundimtare para nisjes zyrtare.
Kujtojmë se starti i “Big Brother VIP Kosova 5” është caktuar zyrtarisht për datën 30 tetor.
Përtej detajeve të produksionit, vëmendja kryesore mbetet te banorët e rinj dhe surprizat që do të sjellë ky sezon i ri televiziv. /Prive By LS/


Leave a Reply