“Shit Rolex-in, gjaje një grua”, bëhet virale kënga e Fatmira Breçanit për Don Xhonin

Shtëpia e familjes së reperit të njohur Don Xhoni kishte festë të madhe këtë të shtunë.

Vëllai i tij, Leonardi, i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore që bëri bashkë familjarë, miq e të ftuar të shumtë për të festuar këtë ditë të veçantë.

Për ta çuar atmosferën në kulm u kujdes këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Fatmira Breçani.

Siç di të bëjë vetëm ajo, këngëtarja e kthye mbrëmjen në një festë të jashtëzakonshme, ndërsa pamjet nga dasma ‘pushtuan’ me shpejtësi rrjetet sociale.

Mes shumë momenteve festive, një video e veçantë me Don Xhonin u bë menjëherë virale.

Teksa i këndonte reperit, Fatmira Breçani improvizoi disa vargje me humor lidhur me statusin e tij:

“O Don Xhoni pa martue, shit Rolex-in gjaje ni grue”.

Këto vargje morën edhe përgjigjen me batutë gjatë këngës: “Unë Rolex-in nuk e shes, ja e gjaj ja do t’vdes, se ja lujte ment e kres”.

Ky moment u bë viral në rrjet duke u konsideruar si një nga dedikimet më të veçanta.

@fatmirabrecanisfanpage DADA @Fatmira brecani LIVE & Don Xhoni & Butrint Imeri 🔥🔥🔥 #fyp #viral #kosova #donxhoni #butrintimeri ♬ original sound – Dada’s fanpage

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*